Identifikohet makina që ra sot në liqenin e Shkopetit, i përket një lushnjari

0
127

Policia ka bërë të ditur se makina që ka rënë në liqenin e Shkopetit sot në mëngjes i përket qytetarit M.P. nga Lushnja me targa AA 969 ND.

Për këtë makinë, pronari i mjetit kishte denoncuar vjedhjen e targave në janar të këtij viti.

Makina ishte duke lëvizur në rrugën nacionale Milot-Burrel kur ra në liqen rreth orës 5:00.

Ishte një peshkatar që njoftoi komisariatin e Burrelit. Pas kësaj, u thirrën polumbarët nga Tirana, por ende nuk është njoftuar për viktima.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here