Dom Gjergj Meta uron besimtarët myslimanë: Festofshi me zemra të hareshme në familjet tuaja!

0
144

Dom Gjergj Meta ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e Fiter Bajramit.

Urimit drejtuar të gjithë besimtarëve muslimanë, Dom Gjergj Meta i ka bashkëngjitur dhe një foto të xhamisë së Durrësit.

Një foto që dëshmon sërish tolerancën dhe mirëkuptimin me të cilën bashkëjetojnë shqiptarët e besimeve të ndryshme.

“Rritemi n’at masë që pranojmë se i përkasim njëri-tjetrit edhe pse të ndryshëm. Rritemi atëherë kur buzëqeshja dhe hareja e tjetrit më gëzon, sepse tjetri është i lumtur. Miqve të mi dhe Myftinisë së Durrësit i uroj Bajramin. Festofshi me zemra të hareshme në familjet tuaja”, shkruan prifti katolik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here