Një i penduar i drejtësisë italiane, ish pjesë e një grupi kriminal, ka rrëfyer një dëshmi rrëqethëse, teksa thotë se refugjatët që nuk kishin para për të paguar udhëtimin me varkë për në Itali “vriteshin dhe organet, pasi iu hiqeshin nga trupi, shiteshin në tregjet e egjiptiane të organeve”.
Këto detaje dhe të tjera, të cilat nuk janë bërë publike për shkak se çështja është ende nën hetim, i ka treguar bashkëpunëtori i drejtësisë italiane, i cili gjatë operacionit “Glauco 2”, ndihmoi në arrestimin e 24 personave, trafikues të qenieve njerëzore.
I penduari Nuredin Wehabrebi Atta është 32 vjeç dhe është një ish trafikant nga Eritrea, i arrestuar në vitin 2015. Menjëherë pas arrestimit ai vendosi të “hapte thesin” dhe të tregonte gjithçka që dinte në lidhje me funksionimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
Ndërkohë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotshëm, policia italiane ka vënë në pranga 38 persona në qytete të ndryshme të vendit, të cilët janë pjesë e një grupi kriminal të trafikimit të qenieve njerëzore. Gjithë organizata është zbuluar dhe ka dalë në dritë për shkak të disa transaksioneve financiare që janë kryer në disa banka në Romë. Policia ka sekuestruar 560 mijë euro dhe 25 mijë dollarë kesh.
Hetimet janë drejtuar nga prokurorët italiane Maurizio Scalia, Gery Ferrara, Claudio Camilleri e Annamaria Picozzi.