Identifikohet kreu dhe 2 kamukazët e sulmeve në Stamboll (VIDEO)

0
156

Mediat kanë identifikuar kokën e sulmit në aeroportin e ‘Ataturk’. Ai është Akhmet Chatayev nga Cecenia. Sipas të përditshmes Hyrriet ai është kreu i celulës së ISIS në Stamboll dhe ka planifikuar dy sulmet e tjera të ndodhura në Stamboll në fillim të vitit. Ndërsa dy terroristët e tjerë që kanë kryer sulmin në aeroport janë Rakim Bulgarov dhe Vadim Osmanov.

Mësohet se identiteti i Vadim Osmanov-it është zbuluar nga fotokopja e pasaportës së tij që e ka dhënë në një agjenci për të marrë shtëpi me qira në qarkun Fatih në Stamboll.

Më tej mediat citojnë se kamikazët kishin si synim të merrnin peng pasagjerët por plani ndryshoi kur panë se kishin ngjallur dyshime te autoritetet. Gjatë sulmit te ndodhur këtë te martë në aeroportin ‘Ataturk’ mbetën të vrarë 44 persona dhe u plagosën 239 të tjerë.

Të përditshmet turke me tej citojnë se sulmi në Turqi i ngjason atij të marsit në aeroportin e Brukselit dhe kjo ka ngritur dyshime që përgjegjësia të jetë e Shtetit Islamik.

Sipas mediave autorët kishin marrë me qira një apartament në Stamboll dhe përdorën një taksi për të mbërritur në aeroport. Zyrtarët vendas kanë fajësuar grupin terrorist ISIS që në orët e para pas sulmit, por realisht nuk ka prova të forta për këtë.

Ndërkohë Policia turke vijon aksionin duke ndaluar mëngjesin e sotem 11 persona të dyshuar si pjesetarë të grupit islamik ndërsa një ditë me parë u arrestuan 13 persona të tjerë si të dyshuar kryesor të shpërthimeve në aeroportin ‘Ataturk’.

Ditën e djeshme autoritetet identifikuan shtetesinë e kamikazëve të cilët ishin nga Rusia, Uzbekistani dhe Kirgistan ndërsa Ministri i Brendshëm turk Efkan Ala tha se të dhënat paraprake bëjnë fajtor ISIS, por askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit në Stamboll.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here