Kuvend – Berisha: S’ia japim Ramës drejtësinë. Po rrezikoni statusin që ua dhamë ne

0
112

Opozita përmes Sali Berishës u shfaq e shqetësuar për heqjen e statusit kandidat Shqipërisë dhe i bëri thirrje maxhorancës të pranojë rekomandimin 88 të Venecias që së bashku të miratojnë reformën në drejtësi. Berisha u shpreh i bindur se opozita nuk do të pranojë asnjë imponim që i jep drejtësinë Edi Ramës. Kuvendi pavarësisht debateve për tenderat e energjisë u zhvillua i qetë ndryshe nga të enjtet e mëparshme luftarake.

Ish/Kryeministri Sali Berisha, i ka bërë thirrje maxhorancës ta votojnë reformën që të mos i heqin vendit statusin kandidat në BE. Por votimi të bëhet pasi të pranohet rekomandimi 88.

Berisha: I lutem shumë drejtuesve të Kuvendit, nenin 88 tja dorëzojnë çdo deputeti të prkthyer në shqip dhe në anglisht. Të mos bëjmë lojë kukamfshehti. Opozita ka shumë vërejtje, por i ka lënë mënjani për një interes të madh, vjen e voton mbi bazën e kësaj. Thirrjet janë po nuk votuat do shikojmë statusin, më e rënda që ka ndodhur ndonjëherë.

Opozita garantoi Berisha nuk do të lejojë kurrë kapjen e drejtësisë nga Rama

Berisha: Nuk ka opozitë në botë që të guxojë, të votojë për ti dhënë çelsat në dorë, ti bëjë gazmën sistemit të drejtësisë dhe vendit të vet, ta nxjerrë atë jashtë BE duke i dhënë një kryeministri Edi Rama drejtësinë në dorë. Një vërejtje kam unë për të, as atij, as Lulzim Bashës dhe askujt kush do të vijë prapa. Nuk ka gjë në botë që t’i imbojnë opozitës të lëshojë drejtësinë në dorë të Edi Ramës.

Berisha, nuk i kurseu thumbimet për drejtuesen e seancës leskaj duke i kujtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin

Berisha: Je bërë tani personi më i fuqishëm në PS pas Edi Ramës pasi mrekullisht arrite t’i hash kokën edhe Koço Kokëdhimës, për të cilin nuk kam asnjë keqardhje.

Seanca e së enjtës në Kuvend ishte relativisht e qetë me të vetmin depat mes palëve kushtuar tenderave të energjisë

Bushati: Ky ministër do mbahet mend si elektrifikuesi i Ostrenit dhe ai që solli errësirën në Dhërmi. Nuk u the asnjë fjalë qytetarëve pse duhet të paguajnë taksapaguesit shqiptarë 8.5 mld lekë për të ditur se cili konsumator banon ku. Është e turpshme kjo.

Gjiknuri: Janë mbi 100 biznese që firgurojnë familjarë dhe ndërkohë janë biznese, prandaj duhet kjo dhe vetëm për 2-3 muaj nëse do të realizohet një mirëadministrimi i mirë të gjitha para lahet dhe ky është një investim tepër i nveojshëm.oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here