Regjistrimi në çerdhet e Tiranës/ Prioritet do t’u jepet fëmijëve me një prind, atyre me çrregullime të spektrit autik apo sindormit down

0
143

Prindërit duhet të nxitojnë të regjistrojnë fëmijët në çerdhet e kryeqytetit pasi afati i parë i këtij procesi përfundon në 30 qershor. Përgjegjësitë e çerdheve thonë se mesatarisht regjistohen rreth 40 vogëlush në një ditë, statistikë që tregon për një interesim të lartë për të zgjedhur këto institucione publike. Arsyet, sipas prindërve, janë disa: “E para ekonomia, nuk është për private dhe e dyta janë më mirë këtu”, tha një prind. Diana Coraj, përgjegjëse e çerdhes nr 1 theksoi: “Ne pasi të bëjmë selektimin nxjerrim listat e fëmijëve përfitues dhe pastaj bëjmë një takim ekstra me prindërit që do të jenë të sistemuar në institucionet ku ata kanë kërkuar të sistemohen fëmijët e tyre dhe faza e dytë do të jetë prezantim i institucionit me rregullat si funksionon institucioni dhe paraqitja e dekoumentave përkatës”. Prioritet për akomodim në çerdhe do t’u jepet fëmijëve me një prind, familjeve me të ardhura të pakta, vogëlushëve që kanë lindur me çrregullime të spektrit autik apo të sindormit doën. Në komisionin e posacëm të regjistrimit, ka përfaqëues nga njësitë administrative, kryesish nga zyra e mbrotjes së fëmijëve. Megjithatë numri i aplikimeve do na bëjë ne që të bëjmë realitet një mundësi tjetër që përveç çerdheve që kemi të shikojmë edhe mundësinë e marrjes së ambineteve me qera.  Prindërit, pasi të sigurojnë dokumentet çertifikatë lindjeje, kartelën e vaksinave, duhet të kryejnë regjistrimin në institucionet më afër vendbanimit të tyre

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here