Para disa ditësh opinion publik u trondit nga një ngjarje e rëndë, të paktën kështu u emërtua nga të gjithë kur dëgjuan për të. Bëhet fjalë për rastin e dhunës së djalit 3 vjeçar nga administratorja e tij. Nuk ka ngelur sharje, mallkim për pronaren e kopshtit privat që rreh pa iu dridhur dora një fëmijë 3-vjeçar. Por ky nuk është rasti i vetëm që kemi dëgjuar kohët e fundit, mjafton të përmendim rastin skandal në jetimoren e Shkodrës, ku shumë fëmijë ishin abuzuar nga edukatoret. Problemi më i madh qëndron se dhunën e kemi të pranishme çdo ditë, në çdo moment të jetës, pa përjashtuar as fëmijët. Shohim fëmijë që dhunohen në rrugë, në autobus, në lokal, që i detyrojnë të lënë shkollën e të lypin, kushedi sa fëmijë dhunohen në kopshte të tjera e nuk i shohim dhe që janë ta pazbuluara. Kushedi sa femijë të tjerë kanë mbetur me trauma, kushedi sa foto të tjera reklamash në facebook fshehin nga pas lot femijësh? Edhe sa edukatore të tjera agresive mudn të ketë? Kushedi sa raste që nuk jemi në djeni. Problemi mbi të gjitha është është institucioni, sistemi parashkollor, prandaj këtu duhen kërkuar fillimisht si përgjegjësitë, ashtu edhe zgjidhja. Çerdhja, kopshti, shkolla etj., prej kohësh nuk shihen më si institucione me një rëndësi të veçantë për shoqërinë, por si biznese ku të përpiqesh të fitosh sa të mundësh. Roli i edukatores nuk shihet më si një detyrë dhe një përgjegjësi shumë të madhe në shoqëri , ku duhet të kujdesen dhe edukojnë fëmijët e të tjerëve. huna në shoqerinë tone vjen nga një sërë faktorësh dhe viktimat më të mëdhja janë fëmijët, e nesërmja jonë të cilët ngelen me trauma gjatë gjithë formimit të tyrë. Ajo çka bie më shumë është edhe fenomeni “dhunë mbi dhunë” që po përçon shoqeria jonë çdo ditë e më shumë.
Intervistë me edukatoren Liljana Lika
Lika: Kur futesh në kopësht mbylle çelësin e halleve të tua dhe hap çelësin e lumturimit të fëmijëve
- Para disa ditësh, ka tronditur opinionin publik ngjarja e rëndë, ku fëmija 3 vjeçar u dhunua nga administratorja e kopështit. Cili është komenti juaj për këtë rast? Cili ishte reagimi juaj i parë?
Që në momentin e parë që e dëgjova,nuk e imagjinova dhe nuk mund ta besoja dot. Me sinqeritet vura duart në kokë dhe mendova ky njeri që e rreh dhe e godet atë fëmijë, nuk mund të jetë as kafshë, por shtazë, ky është emërtimi i duhur që më vjen për atë. Në mënyrë absolute ky rast është i tmerrshëm. Tek ato video nuk pamë që fëmija mund të kishte gabuar që ajo të reagonte ashtu me dhunë.
- Cfarë emri mund t’i vendosësh sjelljes së Anjeza Shabanit?
Anjeza nuk ishte nënë për fëmijët e tjerë, nuk ishte edukatore, ajo mund të ishte një aktore për të luajtuar rolin e kafshe të egër. Nuk po them monstër, sepse ajo është njeri dhe tani po e vuan atë që ka bërë, ndoshta më vjen keq për djalin e saj sepse Zoti na dënon ndonjëhërë më rëndë atje ku na dhemb më shume, por unë lut që ajo ta kuptoj gabimin e saj, të kthehet tek fëmija e vet, të ndryshojë jetën e saj dhe të bëhet njehër nga shtazë, jo kafshë por njeri, njeri me mentalitet. Sepse të jesh njeri nuk do të thotë që të kesh diploma shkolle, por të jesh njeri do të thotë që të dish të duash dhe të sillesh. Arsyeja e sjelljes dhe dashuria është ajo që na ndan ne nga kafshët. Prandaj duhen shpalosur virtytet e njeriut në punë.
- Sipas mendimit tuaj nga se nxitet dhuna psikologjike dhe fizike që ushtrojnë edukatoret apo mësuesit në përgjithësi ndaj fëmijëve?
Une mendoj se e para ata mësues apo edukatorë janë thjeshtë antinjerëzorë, e dyta ata janë pashpirt, e treta ata janë racionalë, vetëm për interesat e tyre , e katërta nuk janë mirëinformues nuk lexojnë, e pesta janë pashpirt, e gjashta nuk ja vlen të jenë mësues, e shtata të gjithë këta duhet të largohen sa më shpejt ndaj fëmijëve sepse nuk janë as edukatorë as mësues. Kur futesh në derën e punës hallet problemet e tua që t’i ke harroji mbylli me çelës, harroje dhunën edhe pse mund të jesh vetë e dhunuar nga bashkëshorti, nga fëmija , ti duhet t’i harrosh, sepse aty je tek puna jote që ti paguhesh dhe nuk ke ardhur aty për të ushtruar dhunë ndaj fëmijëve, por përkundrazi. Nëse ti ke halle apo je vetë e dhunuar shko tek psikologu dhe të të thotë ai nëse ti je e aftë për të punuar apo jo.
- Si duhet një edukatore të sillet me fëmijët?
Një edukatore me fëmijët duhet të jetë e sjellshme, e butë, ta bëj punën me pasion. Një e puthur që mund t’i japë një edukatore fëmijës ruhet në memorien e fëmijës për ditë të tëra edhe ai është i gëzuar edhe vjen në kopësht I lumtur. Ndërsa kur ushtron diçka të keqe ndaj një fëmije, ajo e keqe ruhet gjatë gjithë jetës, nuk harrohet. Një edukatore duhet të jetë prind, mësues t’i mësojë ata, duhet të jetë psikologe për fëmijët. Nëse nuk e bën dot,ta lerë atë profesion se nuk është për atë punë.
- Cili është programi që ju përdorni me fëmijët dhe program i duhur që duhet të përdor një edukatore?
Programi që përdorim ne është metoda e Rexho Emilio. Kjo metodë është shumë e shkëlqyer, e cila përdoret edhe në disa kopshte këtu në Tiranë rreth 4 kopshte që e përdorin këtë metdoë dhe në shumë vende të botës. Është përdorur për herë të parë në Itali, direkt pas luftës së dytë botërore. Përdorim disiplinën e bukur, disiplinë familjare. Ne aty në kopësht përdorim displinën e bukur, ku çdo fëmijë lexon, edukohet. Aty tek ne nuk ka “pusho” në mënyrë urdhërore dhe të dhunshme. Ne përdorim disiplinën e bukur dhe të mirë që mund t’iu themi fëmijëve “ Ju lutem mbani qetësi”. Këtë duhet ta përdorin edhe kopshtet e tjera. Me fëmijët duhet të ketë një program me lojëra dhe aktivitete të ndryshme që ata të marrin pjesë dhe të aftësohen, ku të këndojnë dhe recitojnë.
- Çfarë përgjegjësi ka një edukatore?
Është një përgjegjësi jetike, është një përgjegjësi shpirtërore, sepse prindi sa e lind fëmijën për arsye se mund të jetë në punë e çon direkt në çerdhe e më pas në kopësht dhe që aty që në kopësht fëmija fillon formohet, krijon personalitetin. Prandaj është një përgjegjësi shumë e madhe sepse ata do jenë e nesërmja që servirim. Kanë përgjegjësi që t’i mësojnë, t’i edukojnë. Unë kur futem në kopësht e mbyll çelësin e halleve të mia dhe hap një çelës tjetër, i cili është ai çelës që unë mendoj sesi unë t’i lumturoj ata fëmijë, sesi unë këta fëmijë t’i ushqej.
- Si është marrëdhënia juaj me fëmijët dhe prindërit?
Janë të shkëlqyera, janë më shumë se një marrëdhenie eduaktore-fëmijë, apo eduaktore-prindër. Janë marrëdhënie shoqërore, miqësore. Ne jemi një trekëndësh mësues, prindër, fëmijë dhe nuk plotësohet trekendëshi nësë do mungonte një, prandaj funksionojmë të gjithë bashke , jemi një. Ne jemi miq, ne respektohemi, ne flasim, ne urohemi për raste festash. Fëmijët janë njësoj për mua në atë kopësht, s’mund t’i dalloj se kush është më i bukur kush më i zgjuar, secili ka karaktersitikat e veta që i bën të veçantë, që të bën që ta pëlqesh. Gjithashtu ti duhet të sillesh me ata prindër sikur i njeh prej kohësh, flas për prindërit e rinj që vijnë në kopësht.
- A ju japin “porosi” apo mesazhe prindërit kur iu besojnë fëmijët?
Po, sigurisht që na japin. Për shembull mund të na thonë që “i kam vendosur fëmijës gjellën tek çanta, ma ki kujdes, ngrohja kur të ushqehet”, ose “i kam vendosur një bluzë tjetër pambuku në rast se djersitet”. Por pse duhet të më thotë prindi ,ajo është përgjegjësia e imja. Një edukatore mund ta shoh një fëmijë kur djersitet dhe ta ndërroj, ose kur ai qan dhe është i mërzitur të kuptojë çfarë ka, mos ndoshta është i sëmur dhe duhet ta çojmë në spital. Unë jam prind vetë dhe i kam parasysh të gjitha vet këto, ashtu siç duhet të bëjnë të gjitha edukatoret. Ndodh që shohim që fëmijët i kanë këmbët e ftohta,i marrim prindërit në telefon dhe ju themi, ju lutem nesër sillni pupa të trasha për fëmijën tuaj ose vishe pak më trashë sepse ke e veshur shumë hollë sot.
- Çfarë mesazhi jepni ju pasi kemi parë atë akt agresiv të administratores?
Mësues, eduktorë, diplomat janë kulturë profesionale,por shpirti , mirësia juaj të qëndrojë tek ju, për të rritur dhe edukuar fëmijë që t’i bëjnë që të ndihen të lumtur. Lexoni, mësoni, praktikohuni, falni mërisë dashuri jetë nga jeta juaj. Falni fëmijët, fëmijët janë ëngjëll, mos i dhunoni fëmijët, krijoni disiplinën e bukur,sepse mbeteni idhuj për ta. Prandaj edukatorë, mësues kudo që jeni duajini fëmijët sepse ata janë e ardhmja jonë.