Egjiptiani kërcënon se do të djegë barkën sot, marinari shqiptar: Ndihmë jemi në mes të detit!

0
128

“Sot është dita e fundit të më sjellësh 70 mijë euro. Do djeg barkën, do ti ve zjarrin, po nuk mi dërgove në këto numra llogarie!”. Kjo është një prej dhjetëra thirrjeve telefonike që i bën në whatsapp pengmarrësi Adel Salam, marinari egjiptian, pronarit të barkës Çelepia 2, në orën 3 të mëngjesit. Në audio dëgjohet edhe zëri i marinarit Mema që lutet për ndihmë pasi barka ndodhet në mes të detit. Flori Çelepia në një intervistë për News24 e Balkanweb deklaroi se kontaktet janë të shumta me pengmarrësin, por asnjë kontakt nuk ka me kapitenin e anijes, Dhimitër Malja, jeta e të cilit është vënë në dyshim, pasi pengmarrësi, jep disa versione të kundërta për jetën e kapitenit. “Autoriteteve policore iu kemi vënë gjithçka në dispozicion por përveçse na marrin në pyetje nuk na japin asnjë të dhënë tjetër. Iu kemi vënë në dispozicion numrin e pengmarrësit, numrat e llogarive ku kërkon t’i hedhim nga 10 mijë euro, mesazhet zanore kërcënuese të regjistruara, por tani nuk është bërë asgjë. Pengmarrësi na shantazhon vazhdimisht dhe është i lirë”, thotë Flori Çelepia. Djali i vetëm i familjes Malja, Damiani me lot në sy i bën apel strukturave të shtetit të ndërhyjnë për të ditur çfarë po bëhet me jetën e babait të tij. “U nis në punë, e nuk kemi asnjë informacion ku është babai? Ku ta gjej? Shteti nuk më thotë ku të shkoj e të kërkoj babanë”, apelon djali i kapitenit të anijes. Ndërsa pronari i anijes thekson se nëse autoritet do të kishin ndërhyrë, pengmarrësi egjiptian do të ishte para drejtësisë. SI NDODHI NGJARJA Denoncimi për humbjen e anijes është bërë nga vetë pronari Murat Çelepia, i cili u paraqit pranë Policisë Kufitare në Durrës, duke deklaruar se ka humbur kontaktet me anijen që prej mesnatës së 21 qershorit. Anija është nisur nga porti i Durrësit më datë 18 qershor, me kapiten Dhimitër Malja, 54 vjeç, marinarin shqiptarë Luan Mema nga Durrësi dhe marinari egjiptian Adel Mohamed Salam, 30 vjeç, që rezultoi të jetë pengmarrësi. Anijes ju dha leje nga autoritetet portuale për gjueti në ujërat e brendshme territoriale, por akti ekstrem i shtetasit egjiptian tashmë ka vënë në rrezik jetën e dy marinarëve shqiptarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here