Për të gjithë ata që ndeshen me Shqipërinë duhet të kenë parasysh se përvec faktit të humbjes ikin edhe trajnierët.
Kjo “traditë” jo e mirë për kombëtaret e tjera ka filluar që në ndeshjet kualifikuese në Euro 2016, ku De Biazi “largoi’ trajnierët e Portugalisë, Serbisë dhe Armenisë.
Edhe në fazën e grupeve ka ndodhur po e njëjta histori ku të vetme ndeshje që mundi Shqipëri, e hoëi edhe atë trajnier.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Razvan Burleanu, i cili e ka falënderuar me këtë rast, Iordanescun. “Dua që ta falënderoj për faktin se pranoi të ngarkohej me detyrën që më parë i përkiste Victor Piturca dhe për kualifikimin që arriti. Për ne ishte një hap i madh pasi për herë të fundit kishim marrë pjesë në një kompeticion të madh në ‘Francë 1998’”, ishte komenti i Burleanus.
Kujtojmë 66-vjeçari kështu mbylli sot aventurën e tretë te Rumania. Pas aventurave së viteve 1993-1998 dhe 2002-2004.
Humbja nga Shqipëria i kushtoi Rumanisë me eliminim nga Evropiani, ndërsa Iordanescut me vend të punës.
Pas disfatave të pësuara nga Kombëtarja Shqiptare, janë shkarkuar edhe disa trajnerë të kundërshtarëve të kuqezinjve në kualifikime