Mos shkoni në pushime në Turqi, destinacion jo i sigurt

0
139

Instituti për Ekonomi dhe Paqe ka publikuar indeksin e destinacioneve më të sigurta në gjithë botën.

Janë vlerësuar 163 vende, duke u bazuar në 23 faktorë. Islanda për të gjashtën herë me radhë renditet e para, Britania e Madhe u rendit e 47-ta, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar në vendin e 103-të. Edhe Turqia llogaritet të jetë jo shumë e sigurt për pushime. Sipas studimit, Turqia renditet e 145-ta

Danimarka renditet e dyta në këtë listë, më pas Austria, Zelanda e Re, Portugalia, Republika Çeke, Zvicra, Kanadaja, Japonia dhe mbyll listën e 10 vendeve më të sigurta Sllovenia.

Ndërkohë, vendet që nuk duhet t’i çoni nëpër mend për të kaluar pushimet tuaja janë sigurisht Siria, Sudani i Jugut, Iraku, Afganistani, Somalia dhe Jemeni, të cilat prej vitesh vlerësohen si vende me një rrezikshmëri të lartë për shkak të luftimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here