Ndeshja Rumani-Shqipëri, titujt e gazetave kryesore të Europës: Shqipëria shkruan historinë!

0
137

mediat

 

Fitore senzacionale, shkruan revista më e madhe e Europës, Der Spiegel. Shqipëria fiton, Rumania fluturon në shtëpi. Në vijim Der Spiegel shkruan se është interesante që trajneri Gianni de Biasi nuk filloi me Lorik Canën si titullar.

Armando Sadiku shënon për fitore historike, shkruan media zviceraneblick.ch. Të rinjtë e Evropianit tani shpresojnë për çerekfinalen.

Shqipëria fiton kundrejt favoritëve të lehtë rumunë. Deri në minutën e 23′ kishte një dominim rumun, por më pas morrën terren shqiptarët. Gabimi i portierit i dha fitoren historike Shqipërisë, shkruan bild.de.

Pasi vënë në dukje faktin se ky është goli i parë në Euro 2016 për Shqipërinë, në titujt e tyre shumica prej tyre vlerësojnë se ky është një gol i merituar për Shqipërinë.

Gazeta britanike The Guardian, ka postuare dhe linkun e UEFA-s e cila në një postim në twitter ka publikuar një foto të Armando Sadikut me pyetjen “Sa i është gëzuar Sadiku golit?”. Edhe media të tjera sportive si Eurosport kanë raportuar. Sadiku pushton një komb të tërë, shkruan 20min.ch.

Sulmuesi shqiptar bën historinë dhe ju dhuron një natë emocionale të gjithë shqiptarëve, shkruan Daily Mail. Fitorja e parë e Shqipërisë në Kampionat Europian u jep shpresë për një kualifikim në çerekfinale. Jehonë fitores tonë i kanë bërë edhe mediat italiane si Corriere dello Sport dhe Gazzeta.

Sido që të jetë, kjo natë është një festë e madhe e futbollit shqiptar. Kjo theksohet gjithandej! Shqipëria shkuran historinë dhe është mbretëresha e mbremjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here