Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në një kamp refugjatësh në Gjermani, ku burri ka qëlluar për vdekje gruan e tij 35-vjeçare. Sipas të dhënave që japin mediat ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar. Janë të paqarta motivet, por dyshohet se shkak është bërë një sherr për motive të dobëta. Sapo ka ndodhur ngjarja autoritetet e kampit kanë prangosur bashkëshortin Nderim Çiba 40-vjeç dhe kanë dërguar trupin e pajetë të bashkëshortes Ariana Çiba 35-vjeçare për në morgun e spitalit. Bashkëshorti i Arianës është një emër jo i panjohur për policinë shqiptare, pasi ai rezulton të ketë pasur edhe precedentë të mëparshëm penal.
Home Aktualitet Kronikë Shqiptari vret për vdekje gruan në një kamp refugjatësh në Gjermani, motivet...