Dyluftimi me çifte në Shëngjin, policia zbardh motivin e konfliktit të rëndë

0
146

Ishte një konflikt me përgjegjësin e pallatit për pagesën e ashensorit ai i djeshmi që përfundoi me plagosjen me armë zjarri të dy personave, njëra prej të cilave grua.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:00 të ditës së djeshme në
afërsi të vendit të quajtur “Lapidari”, në Shëngjin.
Policia bëri të ditur se të plagosurit janë Mimoza Aliaj, 49 vjeçe, dhe
Gentian Malshi, 38 vjeç. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjence në
Spitalin e Lezhës nga ku mësohet se pasi kanë marrë ndihmën e parë,
ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Nga të dhënat e para të Policisë, është bërë e ditur se 38­vjeçari Malshi është konfliktuar me bashkëshortin e të plagosurës, Gëzim Aliaj, 52 vjeç, nga Shëngjini. Ky i fundit mësohet se ishte përgjegjës i pallatit ku jetonte vetë. Në të njëjtin pallat kishte blerë një hyrje edhe 38­ vjeçari Malshi. Por ai e mbante apartamentin të mbyllur, pasi aktualisht jetonte në fshatin Pllanë të Lezhës dhe ende nuk ishte zhvendosur në banesën e re. Duke menduar se detyrimet nisnin vetëm në momentin kur të jetosh në pallat, 38­ vjeçari refuzonte të paguante paratë e ashensorit. Duke qenë se të shumtët e blerësve janë banorë sezonalë, banorëve të paktë të pallatit të ri iu mbetej ta paguanin ata të vetëm ashensorin. Për këtë shkak, 52­vjeçari Gëzim Aliaj ka debatuar edhe ditën e djeshme me fqinjin e tij. Ai i ka bërë të qartë atij se të gjithë banorët e pallatit duhej të paguanin për mirëmbajtjen e ashensorit, pasi edhe banorët sezonalë e përdorin atë në momentin që zhvendosen në apartamentet e blera në muajt e verës. Por i riu është justifikuar me faktin se nuk kishte pse të paguante përderisa nuk jetonte në këtë pallat. Më kot janë përpjekur të sqarohen pasi situata ka degraduar fillimisht me sherr mes tyre, e më pas deri në përplasje fizike. Më pas 38­vjeçari ka marrë një armë gjahu çifte që e kishte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të Gëzim Aliajt. Ky i fundit ka mundur që t’u shpëtojë plumbave, por nga të shtënat ka mbetur e plagosur gruaja e tij, e cila ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin. Pasi ka parë gruan e plagosur, Gëzim Aliaj i është kundërpërgjigjur Malshit. Ai ka marrë një armë çifte që e mbante në banesë dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur. Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e policisë që ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimin e situatës deri në vrasje. Blutë kanë ndaluar 52­vjeçarin Gëzim Aliaj, i cili është marrë në pyetje rreth ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here