Ambasadori Donald Lu shtron iftar për besimtarët muslimanë

0
151

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Ky është i 10 vit radhazi që ambasada e kryen këtë veprim tashmë i kthyer në ritual. Organizimi nën kujdesin e ambasadorit Donald Lu ka bërë bashkë punonjës të ambasadës, përfaqësues të Myftinisë së Tiranës dhe disa besimtarë e besimtare të moshave të ndryshme. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra në një postim në ‘Facebook’ e ka vlerësuar, mrekulli të Ramazanit dhe një iftar ndryshe. ”Mrekullia e Ramazanit, e nje İftari ndryshe, me agjëruesit dhe agjërueset ne İftarin e shtruar nga Ambasadori i SHBA ne Tirane, z. Donald LU. Mirënjohje Shkëlqesisë Ambasador LU, stafit te ambasades se Shteteve te Bashkuara te cilët prej me shume se 10 vitesh ndajnë İftarin me ne.’, shkruan myftiu i Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here