Korçë/ Lëvizte me pistoletë në qytet, arrestohet 35-vjeçari

0
159

Një 35 vjeçar në Korçë është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë Endri Pani,  banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pas marrjes të një telefonate tek nr 129,  ku një qytetar ka denoncuar se drejtuesi i një automjeti  tip “BMW” me ngjyrë të zezë, qarkullonte nëpër qytet duke disponuar pistoletë.

Menjëherë u organizuan shërbimet dhe falë vlerësimit të situatës, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në lagjen nr 3 të qytetit të Korçës, në automjetin e këtij shtetasi tip “BMW”me targë AA 597 IR, u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë TT model 54, me 7 fishekë, të cilën Endri Pani, e  zotëronte pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here