INSTAT/ Raporti për tremujorin e parë të vitit 2016

0
150

INSTAT  ka publikuar raportin e tij të fundit për sa I përket nivelit të papunësisë në tremujorin e parë të viti 2016.  Shkalla e papunësisë është 16,6 %, duke shënuar një ulje prej 0,74 pikë përqindje nga tremujori i katërt i vitit 2015. INSTAT tregon se punësimi tremujorin e parë të këtij vit.

 

Punësimi

 

Në tremujorin e parë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 65,9 %. Për femrat shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 58,2 % ndërsa për meshkujt 73,4 %. Për femrat shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës u rrit me 1,4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin pararendës. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 46,2 %. Shkalla e punësimit së të rinjve është 32,1 %. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 30-64 vjeç është 75,4 %. Shkalla e punësimit për këtë grup-moshë është 65,7 %. Gjatë tremujorit të parë 2016, 39,5 % e të punësuarve të moshës 15-64 vjeç janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë dhe 24,2 % e të punësuarve punojnë në sektorin e shërbimeve të tregut (tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automobilave; hotelet dhe restorantet; transportet, magazinimi dhe komunikacioni; ndërmjetësimi monetar dhe financiar; pasuritë e patundshme). Punësimi në sektorin e shërbimeve jo të tregut (administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi shoqëror i detyruar; arsimi; shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale; aktivitete të tjera të shërbimit kolektiv; social dhe individual; shërbime në shtëpi; aktivitete të organizmave ndërkombëtare) përbën 16,6 % të punësimit total të grup-moshës 15-64 vjeç. Të punësuarit në industrinë përpunuese përbëjnë 9,8 % së të punësuarve 15-64 vjeç.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here