2.2 mln euro investimi për të drejtat LGBT dhe trajnimet

0
122

Plot 2.2 milionë euro është investimi 5 vjeçar i qeverisë shqiptare, KiE dhe organizata të huaja për implementimin e plan veprimit për komunitetin LGBT më qëllim  përfshirjen e politikave lehtësuese për si strehim, arsim, punësimi. Gjithashtu parashikohen trajnime të administrastës kundër elementëve diksriminues apo homofobisë.

 

 Etleva Sheshi:  Në fondin prej 2.2 milionë euro përfshihen kostot e punës për hartimin e programeve dhe modulet  e ndryshme të monitorimit.

Do të jenë grupet e interesit ata që do të monitojnë këtë plan veprim. Plan veprimi përfshinë një periudhë 5 vjecare

Ndërkohë që kërkesat e komunitetit LGBT janë ndryshimet në kodinë e familjes për ti hapur rrugë bashkjetës së personave të të njëtës gjini si dhe ndryshimet ligjore për regjistimin e personave që ndryshojnë gjininë.

 

Etleva Sheshi:   “Është eliminimi i të gjitha formave të diskriminimit dhe përmirësimi i aksesit në shërbimet e punësimit, strehimit

 Altin Hazizaj: Besoj dhe shpresoj shumë shpejt do të jetë dhe çështja e njohjes së ndryshimit të identitetit. Që do të thotë. Të gjithë ata persona që besojnë se kanë një identitet të ndryshëm gjinor dhe nuk përputhen me trupin e tyre fizik padiskutimi ligji ti japë atyre të drejtë t’i mbrojë dhe të njohë këtë identitet të ndryshuar.

Nuk ka studime zyrtare se sa është pjesë e këtij komunitetet, por nëpërmjet të dhënave të organizatave thuhet se plan veprimi përfshinë rreth 1000 persona të këtij komuniteti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here