Familja Çapja, Gjykata e Krimeve të Rënda vendos arrest me burg për dy prej tyre

0
153

Arrest me burg është masa e sigurisë që u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, ndaj një pjesëtari të fisit Çapja dhe mikut të familjes, të arrestuar pak ditë më parë në Elbasan.

Florenc Çapja dhe Bledar Muça, sipas prokurorisë, janë të dyshuar për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë” të efektivëve të policisë. Ndaj tyre, gjykata vendosi masën “arrest me burg”.

Ndërkohë që  për të prangosurit tjetër, Ardian Çapja,  masa e sigurisë do komunikohet nga spitali, ku dhe mbahet nën kujdesin e mjekëve, pas plagosjes ditën që patën përplasje me policinë.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila ka marrë cështjen në hetim, një grup i vëzhgimit policor u sulmua me armë nga pjesëtarë të fisit Çapja, ngjarje për të cilën pati më pas disa të shoqëruar dhe dhjetëra kontrolle të uniformave blu në qytetin e Elbasanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here