Skandali i përgjimeve në Shqipëri/ Michelle Grillo largohet nga situata, ikën me pushime

0
145

Italiani që u përfshi në skandalin e përgjimeve largohet nga Shqipëria, para se t’i skadojë mandati. Me nisjen e hetimeve për përgjimet, Grillo ka menduar se është më mirë për të ,që të marrë disa ditë pushimi. Mandati i tij skadon zyrtarisht në fund të qershorit.

Ora News i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Brendshme italiane, ku i kërkon informacion nëse ishte i vërtetë lajmi i publikuar në mediat shqiptare se zoti Grillo është pezulluar nga detyra.

Përgjigja e autoriteteve italiane ka qënë kjo:

“Në përgjigje të kërkesës tuaj, lajmi për pezullimin e kolegut, Michele Grillo, rezulton i pabazë.

Aktualisht ai po kryen pushimet vjetore, ku në bazë të nenit 6.7 të ligjit 1204/771 të Kushtetutës italiane punonjësit kanë të drejtë të pushimeve vjetore të paguara. Detyra e tij do të skadojë në fund të muajit qershor”.

Grillo ka preferuar të largohet disa ditë, ndërsa situata për skandalin e përgjimeve është përshkallëzuar. Shefi i Interforcës italiane dyshohet se është personi që gjeti IMSI Catcher. Dyshohet se përdorimi i një pajisjeje të tillë për autoritetet shqiptare ishte ide e Grillos, për shkak se bashkëshortja punonte në një kompani që shet pajisje të tilla. Futja dhe përdorimi që i bëri policia shqiptare u janë objekt hetimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here