Rama dhe Tahiri dalin bllof, aleati i kryeministrit riktheu në detyrë gjyqtarin Arjan Aliaj

0
194
Gjyqtari Arjan Aliaj që dha dje vendimin për pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako rezulton të jetë shkarkuar me vendimin nr.99 të datës 20 dhjetor 2000.
Ky vendim i KLD-së është shfuqizuar si antikushtetues më 2 prill 2003 nga kryetari Fehmi Abdiu, që ka urdhëruar KLD-në të rimarrë në shqyrtim. KLD-ja e kryesuar nga ish-presidenti Bamir Topi më datë 2 dhjetor 2009 e ktheu në detyrë gjyqtarin Aliaj. Ky fakt deklarohet nga gazetari i ABCNews, Flamur Vezaj, i cili publikon në faqen e tij në facebook vendimin e Gjykatës Kushtetuese për gjyqtarin Aliaj.
Më herët si kryeministri Edi Rama ashtu edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaruan se gjyqtari Arjan Aliaj u rikthye në detyrë nga ata që nuk e duan reformën në drejtësi, duke aluduar për opozitën. Ata e quajtën të korruptuar, madje Rama tha se Aliaj ëhstë ‘killer i drejtësisë”.
“Sa i shkon shprehja, ‘këta janë të marrë’ siç thonë shkodranët! Para se të denoncosh, fyesh, shpifësh, akuzosh lexoni mo se të keqen e keni brenda!! Gjyqtari Arjan Aliaj, është shkarkuar me vendimin nr.99 të datës 20 dhjetor 2000. Ky vendim i KLD-së është shfuqizuar si ANTIKUSHTETUES më 2 prill 2003 nga kryetari i famshëm Fehmi ABDIU, që ka urdhëruar KLD-në të rimarrë në shqyrtim. KLD-ja e kryesuar nga aleati i sotëm Bamir TOPI më datë 2 dhjetor 2009 e ktheu në detyrë gjyqtarin Aliaj”, shkruan Vezaj.
Gjykatësi Aliaj vendosi për pezullim nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe arrestin shtëpiak për dy zyrtarët e tjerë policorë Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj për përgjegjësi në çështjen e pajisjes së paautorizuar të përgjimit.
Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Masat i kërkoi Prokuroria e Tiranës në kuadër të hetimeve me dyshimin se këta persona, me veprime ose mosveprime, kanë lejuar aktivitet të kundërligjshëm përgjimi lidhur me një pajisje të futur në Shqipëri pa lejen ligjore të Prokurorit të Përgjithshëm dhe që përdoret për trajnimin e policisë nga misioni italian “Interforce”.
gjyqtari-aliaj-640x452
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here