FIFA: Udhëtimi mahnitës i Shqipërisë në Euro 2016 (VIDEO)

0
160

Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016 është vlerësuar edhe nga FIFA, e cila i ka kushtuar kuqezinjve një speciale. Në kronikën e FIFA-s shfaqen me radhë disa nga protagonistët e suksesit kuqezi, si Etrit Berisha, Ermir Lenjani, Lorik Cana apo Armando Sadiku, të cilët flasin për këtë sukses të pabesueshëm. Njëkohësisht, hapësirë u është dhënë edhe mendimeve të trajnerit Xhani De Biazi dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

“Kjo është një ndjenjë e jashtëzakonshme, ka qenë ëndërr e imja që kur kam filluar të luaj futboll. Kam dashur të arrij një gjë të tillë me kombëtaren”, ishin fjalët e Berishës.

“Është e pabesueshme për shqiptarët kudo në botë, arritëm diçka që nuk është bërë më parë dhe nuk do të harrohet kurrë”, u shpreh Lenjani.

“Kualifikimi është diçka e jashtëzakonshme për Shqipërinë, për faktin se kemi mundëisnë të treojmë para të gjithë botës se çfarë mund të bëjmë dhe arrijmë°, ishte mesazhi i kapitenit Cana.

Ndërkohë, presidenti Duka ka treguar se gjërat kanë ndryshuar pozitivisht edhe falë punës që është bërë në institucionin që ai drejton. “Shumë gjëra kanë ndryshuar. Ka një menaxhim më të mirë të ekipit, shumë shqiptarë luajnë jashtë dhe ne morëm maksimumin nga fëmijët e emigrantëve”, tha ai para mikrofonit të FIFA-s.

Pjesë e suksesit padyshim që është edhe Xhani De Biazi. “Në jetë, nëse beson me të vërtetë diçka, mund ta arrish. Askush nuk e besonte të mundur kualifikimin, por ia dolëm, falë talentit dhe bashkimit të grupit. Kam arritur disa suksese në karrierë, por ky është padyshim më i madhi. Kjo për faktin se gëzon një komb të tërë. E rëndësishme është që bashkuam njerëzit nën të njëjtin flamur. Kjo është gjëja më e rëndësishme nga të gjitha”, tha trajneri i kuqezinjve në këtë speciale të FIFA-s.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here