Pesë kilogram kanabis dhe dy të arrestuar. Është ky bilanci i një operacioni të koduar, “Frontera” zhvilluar nga policia e Fierit. Në pranga anë përfunduar Bledar Hodo, 38 vjeç dhe Jurentina Xhafa, 23 vjeçe. Ata janë kapur në vendin e quajtur “Strum”, të qytetit të Fierit.
Në automjetin tip “Foristrad Frontera” me targa AA 622 MN, me të cilën po udhëtonin, janë gjetur 5 kg kanabis. Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.