Zbardhet dinamika e ngjarjes së pasdites së sotme që ka terrorizuar qytetin e Elbasanit.

0
141

Sipas burimeve policore, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se afër hotel Univers, një prej bizneseve të fisit Çapja, kanë qenë 4 punonjës policie pa uniformë, me makinë private, të cilët ishin vendosur aty me mision vëzhgimi në kuadër të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në këtë qytet dhe ka pasur të përfshirë pjesëtarë të këtij fisi famëkeq. Burimet bëjnë me dije se në këtë moment, djemtë e fisit Çapja, dyshohet dy vëllezër, duke menduar që policët e veshur civilë, mund të jenë kundërshtar apo hasmit e tyre, kanë marrë armët dhe kanë gjuajtur mbi ta. Nuk ka mjaftuar me kaq, por kur efektivët civilë janë larguar me makinë, ata i kanë ndjekur dhe këtu ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes vëllezërve Çapja dhe efektivëve, fartmirësisht pa pasoja në njerëz. Dy pjesëtarë të fisit Çapja janë shoqëruar në polici

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here