Andi Lila: Gjendja psikologjike e grupit është shumë e mirë, do të japim 200%

0
186

Në një konferencë të mbajtur pasditen e së mekurës pranë hotelit të kuqezinjve në Francë, Lila premton se do të japë maksimumin në fushë nëse De Biazi e përfshinë në formacion, dhe këtë gjë e kërkon edhe nga shokët e tij të skuadrës.

“Gjendja psikologjike e skuadrës është shumë e mirë edhe para ndeshjes me Zvicrën. Do të bëjmë më të mirën dhe do të futemi në fushë për rezultat maksimal, sepse për mendimin tim të gjitha mundësitë janë. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Gjendja psikologjikë është e jashtëzakonshme dhe çdo futbollistë që është në fushë atë ditë do të japë 200 për qind”,-tha ai para gazetarëve.

Duke folur për bashkëpunimin në grup, Lila tha se ekipi gëzon një harmoni të plotë dhe tashmë mungojnë vetëm rezultatet në fushë.

“Këto ditë këtu e kanë forcuar më shumë grupin tonë për faktin se jemi bashkë, na duket sikur jemi me shokët e fëmijërisë, sikur nuk jemi ndarë asnjëherë dhe kjo është shumë pozitive për ndeshjen e parë. Dashuria për njëri-tjetrin po rritet dita-ditës dhe besoj se me rezultatet e mira do të jemi edhe më të afërt”,-tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here