Duken komode dhe shumë njerëz i preferojnë, por ja cilat janë problemet që na shkaktojnë

0
38

crocs01_1465227541-277380

 

Sandalet e njohura me emrin ‘Crocs’ janë ndër më të përdorurat. Kjo për arsye se kanë një akomoditet të mirë. Por sipas një doktoreshe të ortopedisë, Dr. Megan Leahy, përdormi i tepërt i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha në trup.

Nëse mbathni ‘Crocs’ herë pas herë atëherë nuk do keni probleme. Por nëse këto sandale janë të preferuarat tuaja dhe i mbani mbathur për një kohë të gjatë, atëherë kemi lajme jo të mira për ju.

Sipas Dr.Leahy këto sandale janë të mira për problemet me shpinën mirëpo mbathja e tepërt e tyre do t’iu shkaktojë deformime të shputës së këmbëve dhe gishtërinjve.

Arsyeja qëndron tek forma e tyre e cila nuk ofron mbështetje të plotë për thembrën. Në këtë mënyrë këmba juaj pëson shtrembërime që në fillim mund të mos dallohen lehtë.

Prandaj të keni kujdes herës tjetër kur iu kalojnë shumë orë me sandalet e mbathura. Mbase është koha për të bërë pazar për një palë këpucë të reja!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here