Nëse nuk flini dot nga stresi, fajin e ka evolucioni

0
242

Stresi mund të konsiderohet si diçka depresuese që të pengon të flesh gjumë.Sipas ekspertes së gjumit Els Van Helm,thuhet se të qëndruarit pa pushuar është një mbetje revolucionare nga mënyra se si truri i njeriut mund të ketë reaguar para shumë vitesh.

Kur truri është i stresuar, ai mendon se mund të jesh fizikisht në rrezik  sipas Els Van Helm.”Ai mund të mendojë që mund të jetë një luan i fshehur pas qoshes”.Kjo është arsyeja se pse gjumi kthehet në diçka dytësore në listën e prioriteteve shprehet ajo.E vetmja gjë që kërkon truri është të mbijetojë.

Reagimi i mbijetesës së trurit e mban trupin në  gjendje pagjumsie ose plotësisht vigjilente, si një mënyrë për të mbrojtur veten e vet. Edhe pse në realitet ti e di se prezantimi që do të bësh nuk do të hidhet në krevatin ku je dhe do të të hajë ty në orën 3 të mëngjesit.

Trupi reagon në mënyrë të ngjashme në natën e parë që ti fle,në një vend ku s’ke fjetur kurrë më parë vazhdon Van Der Helm.Studimet e fundit kanë treguar se një pjesë e trurit tënd realisht qëndron e zgjuar si një mekanizëm  për të të mbrojtur nga kërcënime potenciale.

Ja se çfarë mund të bëni për të qetësuar trurin

Pavërisht nga mijëra vjet evolucion,ndërsa përpiqesh për një sy gjumë,ti mund t’i tregosh trurit të kundërtën.

Van Der Helm thotë se marifeti për të fjetur gjumë kur je i stresuar është që të qetësohesh që ta bësh trurin të ndihet i sigurt sërish.

 

Ja disa nga  këshillat se si të relaksohesh dhe të marrësh një sy gjumë, pavarësisht se çfarë detyrash mund të kesh më vonë.

1.Merr pak erë livandoje

2.Praktiko jogën, relaksimin progresiv  ose meditimin

3.Shkruaj  ndonjë mendim negativ që mund të kesh dhe pastaj hidhe. Ky trik do t’ju ndihmojë që të pastroni mendjen

4.Merrni disa herë frymë thellë që të aktivizoni sistemin e ndjeshmërisë të qetësimit natyral të trupit.

5.Konsideroje mundësinë për të takuar një specialist të gjumit i cili mund të t rekomandojë një sjelljeje konjitive ose teknika të tjera për t’u marrë me pagjumësinë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here