Basha mbledh nesër grupin parlamentar, diskutim për takimin me Ramën

0
156

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të mbledhë të martën në orën 09:30 grupin parlamentar, për të informuar deputetët mbi takimin e sotëm me kryeministrin Rama, në Pallatin e Kongreseve. Mësohet se mbledhja është thirrur jashtë axhendës, pas dështimit të negociatave për miratimin e reformës në drejtësi. Në tre ore negociata në një tryezë të përbashkët, ku qëndruan përballë njëri-tjetrit kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha bashkuan duart, por jo qëndrimet përsa i përket reformës në drejtësi. Në përfundim të takimit, kryeministri Rama u shpreh i keqardhur për mungesën e kompromisit, duke theksuar se maxhoranca bëri gjithçka për të bindur PD-në për miratimin e draftit të shkruar me partnerët strategjik. Rama tha se tashmë nuk ka më kohë për të pritur PD-në, por drafti do të dërgohet në parlament. Pas deklaratës së kryeministrit Rama, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se çdo akt unilateral i dërgimit në parlament të një pakete të padakordësuar me opozitën do të përballet me dështimin. Sipas Bashës, takimi i sotëm i shërbeu maxhorancës vetëm si alibi, për t’ia vënë fajin opozitës. Ai tha se faktet tregojnë qartë se është pikërisht maxhoranca që nuk e do reformën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here