E masakron gruan dhe e poston fotografinë në Facebook

0
164

Një burrë i quajtur Derek Medina e ka masakruar gruan e tij duke e qëlluar me armë tetë herë dhe më pas e ka postuar fotografinë e saj në llogarinë e tij në Facebook, shkruan The Mirror.

“Do të shkojë në burg”, kishte shkruar Derek në një status tjetër. “Do më shihni në lajme”.

Të afërmit që e kishin parë fotografinë përmes Facebook-ut të gruas së mbytur të Derekut, Jennifer-in, të shtrirë në kuzhinë e të mbuluar nga gjaku, kishin besuar se bëhej fjalë për një shaka të pa krip.

Por, Derek bashkangjitur me foton kishte postuar edhe “Pusho në Paqe Jennifer Alfonso”.

 

forty

 

Derek dhe Jennifer kanë jetuar në Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë edhe me vajzën 10 vjeçare të Jennifer-it nga një martesë e mëparshme. Çifti thuhet se kishte kaluar nëpër kohëra të vështira, por ishte dukur se përkundër problemeve ata po ia dalin mirë. Derek e Jennifer ishin martuar në vitin 2010 dhe ishin divorcuar par dy vjetësh, por vetëm pak muaj më pas ishin rikthyer në martesë.

Derek ishte një boksier amator dhe po ashtu kishte marrë pjesë në disa filma jo fort të njohur, derisa sa u përkët lidhjeve ai e konsideronte veten një Guru, madje edhe kishte shkruar libra në rrjete të ndryshme sociale se si duhet të mbahet një martesë.

Por, besohet se çifti kishte pasur zënka të vazhdueshme ndaj edhe marrëdhëniet ishin ftohur. Në mesazhet e fundit të Jennifer-it dërguar shoqeve të saj ajo shkruante se ishte gati të eksplodonte sepse nuk po merrte nga burri i saj vëmendjen që meritonte.

Zënka e fundit kishte ndodhur në kuzhinën e shtëpisë, derisa vajza e Jennifer-it ishte në dhomën e gjumit.

Gjatë zënkës Derek kishte marrë revolen e tij dhe kishte shtënë plotë tetë herë mbi gruan, e më pas kishte postuar një shkrim në Facebook, bashkë me foton e saj.

“Do të shkojë në burg apo do të dënohem me vdekje pasi kam mbytur gruan time. Ju dua të gjithëve, do të më mungoni, kujdesuni për veten. Njerëz të Facebook-it do të më shihni në lajme. Gruaja ime po më godiste dhe nuk munda të durojë më abuzimin prandaj bëra çfarë bëra. Shpresoj se do të më kuptoni”, ka shkruar Derek.

Derek më pas ishte dorëzuar vetë në polici. Ai kishte thënë se aktin e ka bërë në vetëmbrojtje pasi gruaja e tij i ishte drejtuar me një thikë dhe donte ta qëllonte.

mire

Gjithsesi gjykata e gjeti fajtor Derekun për vrasje me paramendim duke e dënuar me 25 vjet burg. Po ashtu ai u dënua për lënien vetëm të një të miture derisa në shtëpi gjendje nëna e saj e vdekur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here