Pushohet nga puna, polici rrëfen konfliktin me eprorin e tij: “Nuk kam më besim te policia e shtetit”!

0
146

E kush nuk e mban mend aksionin në Lazarat për tokat e pushtuara nga droga. Të gjithë pamë nga ekrani çfarë ndodhi atje, por nuk dimë prapaskenat e shumta rreth këtij aksioni.

Një ish-punonjës policie i repartit “Shqiponja” ka denoncuar pranë redaksisë sonë një konflikt që ai ka patur me eprorin e tij.

Ai thotë se kanë dalë nga para tij dy persona me armë dhe kapele dhe e kanë kërcënuar duke i thënë se ka shkaktuar shumë probleme dhe do e pësoj së bashku me familjen e tij.

Bashkim Lamçe shkruan më tej se i ka shkruajtur letër ministrit të Brendshëm për këtë problem, por përgjigja ka qenë pushimi i menjëhershëm nga puna.

“Pershendetje Jetaoshqef, une quhem Bashkim Lamce nje ish pononjes policie i repartit (ShQIPONJA).Desha te beja nje denoncim publik te ju pasi keto dite kam mar nje kercenim ne lidhje me jeten time dhe familjarve te mi.Isha duke dale nga garazhi kur para meje shfaqen dy persona me kapele dhe njeri nga keta persona mbante nje arme ne dore.keta persona mu drejtuan duke me thene:ke shkaktuar shume probleme keshtu qe do ta pesosh ti bashke me familjen tende. Dua ta bej publik kete denoncim pasi un nuk kam probleme me njeri dhe kjo gje me ka ardhur nga puna qe un kam pasur. Dua te theksoj se para se te  largohesha nga puna kam pasur nje konflikt me eprorin tim ku sa ka arritur dhe te me kercenoje me jete ne krye te detyres. Une kam ndjekur rrugen ligjore duke bere njehere kallzimin ne Shkb per problemin qe kisha dhe me pas I jam drejtuar me leter ministrit te Brendshem dhe drejtorit te përgjithshëm ne pritje te zgjidhjes se problemit. Dhe ne fund mora si përgjigje je i pushuar nga puna. Per kete arsye doja ta beja publik kercenimin tim pasi nuk kam me besim te policia e shtetit. Ju falenderoj”, ka qenë ky rrëfimi i tij.

I pyetur më tej për konfliktin me eprorin ai ka thënë se ka ndodhur pas aksionit në Lazarat.

“Konflikti im me eprorin ka ndodhur ne Lazarat ku dhe ky konflikt eshte shoqeruar me kallzim sic dhe kam shkruar me siper,sa per emrin un mendoj se nuk eshte mire ta permendim, un po te them qe emri i tij eshte permendur edhe nga Basha ne opinion”, tha Lamçe.

Konflikti sipas tij ka lindur pas disa komenteve në internet, ku më pas ka marrë edhe kërcënime.

“Kuptohet jeta osh qef pasi ne ate kohe ka qene goditja dhe asgjesimi i lendve narkotike nga ana jone dhe disave ju jane syte ato dite dhe ishin te gatshem per cfardolloj gjeje vetem te ishin te qete. Po dhe e kam kallzimin ne prokurori ne gjirokaster po per me shume detaje un do I bej letrat publike ta di qe po me vjen nga ky person kercenimi.Dyshoj pasi sic thashe kam punuar 6 vjet inspektor policie dhe konfliktin me te forte me kete e kam pasur. Mbasi me kane larguar nga policia un vazhdoj nje jete te qete dhe pa probleme.  Mbasi kjo me erdhi mbasi un kam bere disa komente neper rrjete socjale ku dhe kam permendur emra. Pasi i shkruajta Tahirit, mora pushimin nga puna. Mbas dy vjetesh sorollatje qe nuk ma hapte njeri deren me ne fund me dha te drejte gjykata administrative e apelit ku dhe te pakten jam pak i qete nga kjo pjese”, tha Bashkim Lamçe.

Nuk dihet si qëndron e vërteta e kësaj ngjarje, por nëse kjo ka ndodhur realisht, atëherë në Shqipëri jeta e askujt nuk është e sigurt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here