Kthim kompesimi i pronave të zëna nga ndërtimet informale ka që dhe është një problem mjaft shqetësues për pronarët. Sipas qeverisë shqiptare kthimi fizik I tokave është i pamundur ndaj ata shpërblehen financiarisht për tokat e tyre të cilat janë prekur nga ndërtimet informale. Shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, Elbasanit, Dibrës, Korçës, Durrësit, Lezhës dhe Fierit do të marrën masin e shpërblimit. Sipërfaqja që shpronësohet është 38 214,62 (tridhjetë e tetë mijë e dyqind e katërmbëdhjetë presje gjashtëdhjetë e dy) m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit është 857 820 110,3 (tetëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e njëzet mijë e njëqind e dhjetë presje tre) lekë, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi. Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Tiranë, Elbasan, Dibër, Korçë, Durrës, Lezhë dhe Fier të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Në tabelën e listave të emrave më poshtë janë vetëm ato të parkut të Tiranës. Janë gjithsej 796 ku shuma e përgjithshme për shpronësimet e tyre është 773,427,058.52 lekë.