Ligji i ri, falas privatizimi i banesave për familjet e shpërngulura nga ndërtimi i HEC-eve dhe Ujësjellësve

0
227

Banesat e ndërtuara për familjet e shpërngulura, për shkak të ndërtimit të veprave publike, si Hidrocentrali i Banjës, Hidrocentrali i Fierzës, e të ngjashme me këto, që figurojnë ende të paprivatizuara, privatizohen falas me vendim të këshillit të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse, dhe sipas listës emërore që kanë trashëguar. Ndërsa për objektet e ndërtuara për familjet e shpërngulura, nga ndërtimi i Ujëmbledhësit të Bovillës, kalimi i të drejtës së pronësisë mbi objektin dhe truallin do të realizohet pa pagesë nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale. Ndryshimet në në Ligjin për programet sociale të strehimit kanë mbërritur tashmë në Kuvend për diskutim dhe miratim. Sipas projektligjit të miratuar nga qeveria, Këshilli i Ministrave përcakton me vendim procedurat dhe afatet që ndiqen nga ALUIZNI për kalimin e të drejtës së pronësisë për familjet e shpërngulira nga ujësjellësi i Bovillës. Ngarkimi i ALUIZNI-t, me kompetencën për të trajtuar rastin konkret, lidhet me rrethanat e veçanta të tij, duke qenë se pjesa më e madhe e ndërtimeve të këtyre familjeve janë ndërtime të ngritura pa respektuar kushtet e projektit të miratuar për to. Iniciativa për të propozuar këto ndryshime dhe shtesa në ligj është marrë duke u nisur nga shqetësimi i parashtruar nga përfaqësuesit e familjeve të shpërngulura, si dhe nga evidentimet në terren të kryera nga punonjësit e ALUIZNI-t. Bëhet fjalë për rreth 400 familje të shpërngulura që nuk gëzojnë ende të drejta të plota mbi ndërtesat dhe trojet, që u janë caktuar si kompensim, si dhe kohëzgjatja shumëvjeçare e gjendjes së tyre (që prej vitit 1994), janë në vetvete tregues të përparësisë në miratimin e projektligjit të paraqitur për shqyrtim. Në relacionin e qeverisë thuhet se situata aktuale e këtyre subjekteve është shkaktuar sa nga mosveprimi i autoriteteve shtetërore (njësitë e qeverisjes vendore, të cilat nuk kanë konkluduar procedurat për pajisjen e familjeve me dokumentacionin e pronësisë), aq edhe nga zhvillimet ndërtimore informale, të kryera përtej projektit të miratuar për strehimin e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here