Ja nga se u helmuan 18 personat në Bllok, flasin familjarët

0
129

Plot 18 persona janë helmuar sot teksa konsumonin drekë në një nga restorantet më të njohur në zonën e ish-Bllokut.

Të afërmit e tyre kanë folur për “Top-Channel” duke treguar versionin e tyre të ngjarjes

“Kishin marrë nga një sallatë cezar dhe siç dëgjova nga një picë pikante. Erdhi në shtëpi e këputur, i filloi diarreja, e këputur, me një temperaturë të lartë. Gjendja u përkeqësua edhe më shumë me kalimin e kohës. Me të vërtetë që ishin shumë rëndë. Sot kanë ardhur me 40 me temperaturë”, thotë një e afërme e dy pacientëve. Mjekët thonë se disa prej pacientëve janë paraqitur me simptoma të rënda të helmimit dhe 10 prej tyre janë shtruar, ndërsa 8 të tjerë kanë marrë shërbim mjekësor dhe janë larguar. “Ne i quajmë toksikoinfeksion dhe gastrointerite, me shqetësime si temperaturë të vjella, diarre. Investigimi na çon në konsumin ndoshta edhe të një tip ushqimi të vetëm që shkon në me këto forma helmimesh”, shprehet Prof Dr.Arjan Harxhi , mjek infeksionit, për “Top-Channel”. Burime nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se nga analizat paraprake rezulton se pacientët janë helmuar nga kontaminimi i ushqimit me salmonelë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here