Tradhëton gruan, e dashura shtatëzënë: Spageti, spageti,spageti,spageti,spageti, të lutem dërgo më tepër salcë

0
121

Jeta na ofron shumë surpriza. Sigurisht ne mund të kemi planet tona dhe shpesh ato realizohen, por shumica e njerëzve e dinë se e papritura është gjithmonë pjesë e jetëve të tyre. Dhe kur flasim për jetën tonën dashurore, atëherë do të ketë gjithmonë të papritura. Brightside sjell historinë e një burri italian, i cili kishte një lidhje jashtëmartesore dhe sigurisht që mund të kishte të papritura por jo aq të paimagjinueshme. Një ditë prej ditësh, e dashura i thotë se ka mbetur shtatzënë. Burri i cili nuk donte të prishte reputacionin dhe martesën e tij, i kërkoi asaj që të largohej nga Italia dhe të linde në fshehtësi në shkëmbim të një shume të mirë parash. Gjithashtu ai i premtoi se do i dërgonte asaj herë pas here shuma parash deri kur fëmija të mbushte 18 vjeç.

Gruaja ra dakord dhe i kërkoi të dinte se si donte ai që të informohej për lindje e fëmijës. Ai i thotë që t’i dërgonte një kartolinë kur të kthehej në Itali dhe të shkruante vetëm fjalën “Spageti”. Pasi kaluan 9 muaj një mbrëmje atë e thërret gruaja dhe i thotë se u ka mbërritur një kartolinë e çuditshme. Burri merr letrën e pasi lexon ato pak rreshta, fillimisht zverdhet e më pas i bie të fikët. Në letër shkruhej: “Spageti, Spageti, Spageti, Spageti, Spageti. Tre me topa mishi dhe dy pa to. Të lutem dërgo më tepër salcë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here