Hahn i bën thirrje politikanëve shqiptarë: Bëni kilometrin e fundit për miratimin e reformës në drejtësi

0
141

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, nxit klasën politike të bëjë kilometrin e fundit për miratimin e reformës në drejtësi.   Në një deklaratë për mediat, Hahn thotë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të sinjalizonte një angazhim të qartë ndaj standardeve evropiane dhe procesit të integrimit evropian.

Hahn: “Përshëndes punën konstruktive të bërë deri tani për reformën themelore të drejtësisë në Shqipëri që është mbështetur nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë si Euralius, OPDAT apo Komisioni i Venecias.   Një miratim i shpejtë i reformës dhe zbatimi i saj pasues është tashmë kyç. Kjo jo vetëm që do t’i përgjigjej mbështetjes së madhe publike në Shqipëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, por do të sinjalizonte gjithashtu një angazhim të qartë ndaj standardeve evropiane dhe procesit të integrimit evropian.   Tani është me rëndësi të bëhet dhe kilometri i fundit dhe të sigurohet shumica prej dy të tretash që nevojitet për ndryshimet përkatëse kushtetuese”.   Komisioneri Hahn apelon palët politike të dalin mbi interesat e tyre individuale dhe të gjejnë kompromise për çështjet e mbetura politike.   Hahn: “Prandaj, i nxis të gjitha palët, përfshirë opozitën, që ta vendosin interesin e vendit të tyre dhe atë të qytetarëve mbi interesat e tyre individuale dhe të gjejnë kompromise për çështjet e mbetura politike, pa kompromentuar thelbin e draft reformës të pranuar ndërkombëtarisht.   Ditët e ardhshme do të vendosin nëse Shqipëria do të përparojë drejt Kampionatit Evropian apo nëse do të qëndrojë në fazën e grupeve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here