21-vjeçari që aksidentoi për vdekje vajzën 3-vjeçare, ishte nën efektin e lëndëve narkotike

0
118

Ky që shihni në këtë foto është 21- vjeçari Françesko Otobashi, i njohur shkurt edhe me emrin Franko. Ai është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi shkaktoi aksidentin ditën e djeshme në zonën e njohur si “Fresku”, ku për pasojë humbi jetën tragjikisht një fëmijë vetëm 3 vjeç. “Panorama” duke iu referuar policisë shkruan sot se autori i aksidentit, i cili sipas Policisë ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, ka humbur kontrollin e mjetit, duke përplasur për vdekje vajzën e mitur. Goditja ka lënë të plagosur rëndë babanë e saj, Roland Sh. dhe ka dëmtuar më lehtë nënën. Ngjarja ka ndodhur para një supermarketi në rrugën e “Thesarit”, siç njihet nga banorët e zonës. Prindërit bashkë me vajzën e mitur sapo kishin ndalë nga aty, pasi kishin blerë ushqime. Pasi kishin bërë vetëm disa hapa në trotuar, janë përplasur nga makina tip “Volksëagen”, me targë AA 416 LY. Automjeti ka qenë duke lëvizur nga “Fresku” në drejtim të repartit të forcave speciale RENEA dhe në një moment ka dalë në krahun tjetër të rrugës, në të majtë, ku ka shkaktuar aksidentin. Më pas ka dalë nga makina dhe nuk ka qëndruar për t’i dhënë ndihmën e parë viktimës e të plagosurve, por është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Në vendin e aksidentit shkuan menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Komisariatit nr.4. Burimet thanë se 3-vjeçarja u transportua me urgjencë në Spitalin “Nënë Tereza”, por mjekët thanë se ajo nuk kishte shenja jetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here