Albian Ajeti refuzon Kosovën për Shqipërinë

0
256

Kombëtarja shqiptare shumë shpejt do të ketë dy “Ajetë” në fushën e blertë. Kjo pasi Shqipërisë pritet t’i bashkohet edhe vëllai i Arlind Ajetit, Albiani, i cili ka vendosur të luajë për Shqipërinë.

Këtë e ka konfirmuar vetë vëllai i Albianit, Arlindi, i cili në konferencë për shtyp nga Austria tregoi për vendimin e marrë nga vëllai i tij, i cili luan me Augsburgun në Bundesligë. Me këtë rast ai ka shuar çdo shpresë të tifozëve kosovarë që llogaritnin në të si sulmues të së ardhmes, në përfaqësuesen e Kosovës.

“Albiani e ka marrë një vendim, dhe ai është që të luajë për Shqipërinë. Por, tani mungon vetëm hapi i parë që i duhet atij në kombëtare”, tha Arlindi në konferencë për shtyp.

Albiani, i cili është vetëm 19-vjeçar, është transferuar gjatë muajit janar nga gjiganti zviceran Basel tek skuadra e Bundesligës gjermane Augsburg. Ai ka të zhvilluara 4 ndeshje me përfaqësuesen U-21 të Zvicrës, derisa më parë ka kaluar të gjitha grupmoshat tjera të kombëtares helvete.

Me këtë vendim të futbollistit të talentuar nga Kosova, jepet një sinjal i qartë se edhe pranimi i Kosovës në FIFA nuk i ka ndalur futbollistët me origjinë nga Kosova të luajnë për atë që e konsiderojnë si kombin e tyre, Shqipërinë. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here