Zbardhet vendimi, ja si u grabitën 10 thasë me para , autorët me veshje policie

0
140

 

 Gjykata dënoi rojet e sigurisë për shpërdorim detyre. Asnjë prej autorëve nuk është zbuluar. Dhjetë thaës me parë ugrabitën në mes të ditës. Kush ishin pesë autorët e veshur me rroba policie dhe çfarë kanë thënë të pandehurit për ta. Si u çarmatosën rojet e siguritisë

 

Agron Adami, 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar, Artan Mane, 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar, Alban Sharra, 10 muaj nga gjykimi i shkurtuar, Eduard Metollari, 10 muaj burg nga gjykimi i shkurtuar, Niko Prifti, 10 muaj burg nga gjykimi i shkurtuar, Agron Lloha, 10 muaj burg. Këta janë të pandehurit dhe dënimet përkatëse për secilin prej tyre dhënë nga Gjykata e Tiranë snë përfundim të gjykimit të çështjes që lidhet me grabitjen e parave të Crendis Bank pothuaj 6 muaj më parë. Në Gjykatë mbërriti vetëm çështja e rojave të shoqërimit të parave që dërgoheshin drejt Rinasit me autoblindën e shoqërisë së siguritisë. Por deri sot autorët nuk janë identifikuar. Mbetet një çështje mister për Policinë e Shtetit dhe për organin e akuzës.

 

Si ndodhi ngjarja

 

Më datë 03/12/2015, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se ne segmentin rrugor Qafë Kashar-Rinas, në afërsi të kryqëzimit të fshatrave Bërxull në perëndim, dhe fshatin Domje në lindje, është vjedhur me armë një automjet, i llojit furgon, i blinduar i shoqërisë së sigurisë “Ro-Gat Security”, i cili në atë moment transportonte një vlerë të konsiderueshme të hollash. Automjeti në fjalë shoqërohej edhe nga një automjet tjetër, i llojit autoveturë, i cili transportonte 4 (katër) roje të sigurisë të shoqërisë “Ro-Gat Security”. Mjeteve të shoqërisë private të ruajtjes dhe sigurisë u është prerë rruga nga një automjet i llojit Fuoristradë, i cili është futur nga kryqezimi i rrugës së fshatit Domje-Laknas, në rrugën kryesore ku në atë moment po kalonin mjetet me sasinë e të hollave. Nga informacionet e para të siguruara në vendin e ngjarjes dhe nga deklarimet e mëpasme, prej automjetit që i ka prerë rrugën furgonit të blinduar kane zbritur disa persona, të cilët më pas kanë ç’mobilizuar personalin roje, duke vjedhur më pas të gjithë sasinë e të hollave. Gjithashtu, këta persona kanë qitur me armë për të kanosur personelin roje që të mos reagonte.  Në makinë e sigurisë kanë qenë të paketuara dhe futuranë thaës sipas grafikut GPB-1.800.000, USD-800.000, AUD 200.000, CAD-200.000. për të gjithëkëtë shumë kanë qenë edhe shkresat përkatëse. Për paratë është dhënë edhe autorizim për bërjen e procedurave doganore

për  Ilirjan Palloj.

 

Çfarë kanë deklaruar të pandehurit

 

Këta shtetas, të pyetur si persona ndaj të cilit zhvillohen hetimet, kane shpjeguar se ditën e ngjarjes kanë qenë në punë në orën 08:30. Në orën 10:30 apo 11:00 i është komunikuar shërbimi i caktuar për atë ditë nga përgjegjësi i grupit, shtetasi Alban Sharra. Shtetasi Agron Ademi ishte shofer në mjetin e blinduar tip FIAT- furgon, në ngjyrë të bardhë, me stema të SHRSF- ROGAT. Sipas deklaruesve, automjetet janë nisur për në bankën CREDINS rreth orës 11:00 dhe kanë ecur ne segmentin rrugor nga parkingu tek ish Blloku, duke dalë më pas në bulevard. Në fund kanë parkuar automjetet tek CREDINS BANK, ku do merrej edhe sasia e të hollave për t’u shoqëruar.  Itinerari i levizjes, sipas deklaruesve, ka qenë me drejtim duke nisur nga Credins Bank, përgjatë tek bulevardi  “Zogu I”, Rr. “Fortuzi”, Rr. “Mine Peza”, me pas djathtas për të dalë në rrugën e unazës tek kryqezimi i Rr. “Don Bosko”. Automjetet kanë kaluar vendin e njohur si “Zogu i Zi” dhe kanë hyrë në rrugën drejt autostradës Tiranë Durrës, duke ecur deri në mbikalimin e Rinasit. Atje, automjetet i janë  drejtuar njëri pas tjetrit Rinasit.

 

Ndërprerja e rrugës dhe marrja e parave

 

Pas disa qindra metrave, përgjatë rrugës nga Mbikalimi i Kasharit drejt Rinasit, autoblindi FIAT ka frenuar menjëherë për shkak se para tij ka dalë duke ndaluar një  fuoristradë, ngjyrë e errët.  Drejt mjeteve të SHRSF- Ro Gat-1 ku ishin ulur shtetasit e arrestuar, janë afruar pesë persona me veshje policie ngjyrë si blu, me  xhepa anash, me jelek dhe me kambale si të policisë, në dorë kishin armë automatike secili dhe sipas shërbimit i kërcënuar direkt duke qëlluar me një vare –çekiç xhamin e mjetit të blinduar dhe kanë urdhëruar shoferin të hap derën e  blindit. Dy prej autorëve i janë drejtuar mjetit tip merecedes ku ishte trupa e shoqërimit që janë afruar nëpërmjet të dy anëve të makinës ku ata ishin dhe kanë qëlluar edhe me armë në formë presioni. Konkretisht sipas tyre i kanë urdhëruar të hidhnim armët në tokë dhe kanë thyer xhamin e pasëm të makinës tip Benz nga ana ku ishte i ulur shtetasi Agron Lloha dhe pasi e kanë kërcënuar i kanë marrë armën këtij të fundit. Më pas, dy nga autorët mbanin të bllokuar punonjësit e shërbimit që ndodheshin në autoveturën Mercedes Benz, ndërsa tre autorët e tjerë kanë hyrë në furgonin e blinduar dhe kanë marrë thasët e ngarkuar me lekë. Sipas deklarimeve, autorët ishin pesë persona, të përshkruar si me trup mesatar, të mbushur, me konstrukt të rregullt trupor, me gjatësi rreth 175-180-cm, me veshje si të policisë ne dukje ngjyrë blu, me xhepa anash, me jelekë dhe me kambale në këmbë, me maskë në fytyrë si të forcave speciale, me syze në sy.  Ndërsa referuar zërit të tyre, shtetasit nën hetim kanë shpjeguar se besonin se ishin në moshë relativisht të re, me dialekt si të zonës së jugut ose Shqipërisë së mesme. Personat ishin të shpejtë në lëvizje dhe aktive të gjithë. Pozicionet e tyre ishin të ndara, pasi disa qëndruan tek blindi dhe dy tek makina ku ndodhej personeli i shoqërimit.  Të gjithë autorët mbanin me vete armë kallashnikov. Përveç kësaj, personat që kanë bllokuar punonjësit e autoveturës së shoqërimit mbanin edhe armë pistolete në brezat e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here