Skandali me përgjimet, mediat italiane komentojnë situatën në Shqipëri

0
158

Skandali me pajisjen e përgjimit që përfshiu jo vetëm vendin tonë ka kapërcyer Adriatikun. Mediat italiane i kanë dhënë jehonë këtij skandali. Ato kanë përshkruar me hollësi çdo detaj të dalë për këtë qëllim. Që nga moment kur ish-kryeministri hapi debatin dhe deri në interpretimet që janë bërë nga drejtues të institucioneve ligjzbatuese e politikanë. Mediat Italiane raportojnë në faqet e tyre se pajisja e përgjimit është future përmes Portit të Durrësit në rrugë ilegale në 11 mars të këtij viti. Po  këtë rrugë thuhet nga mediat italiane, kanë ndjekur personat përgjegjës me këtë pajisje, edhe kur  mendohet se e kanë përdorur  për të përgjuar persona të inkriminuar. Më tej mediat shprehen se kjo çështje tashmë ka kapërcyer kufijtë e debatit politik dhe i ka kaluar prokurorisë për hetim të mëtejshëm. Lidhur me këtë skandal ka raportuar dhe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Ndërkohë që mediat i referohen edhe deklaratave që ka bërë në komisionin e sigurisë kryeprokurori Adriatik Llalla. Pajisja për të cilën bëfet fjalë quhet “IMSI Catcher”. Po kështu citohet edhe fakti se kjo pajisje në momentin që ka hyrë në shqipëri nuk ka marrë autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Në 17 Mars i dorëhequr nga Policia Italiane Alesandro Pansa i shkruan prokurorisë shqiptare një letër për të sqaruar situatën. Dërguesi konkret është Alberto Cutillo, ambasadori Italian në Shqipëri. Sipas ish numrit një të policisë Italiane, instrumenti i përgjimit ishte Vortex Aircbe, një makineri e prodhuar në Izrael dhe e importuar në Europë nga francezët e Ercom. Sipas letrës së Pansas, letra shërbente për trajnimin e forcave policore shqiptare. Sipas letrës së Pansas, përgjuesi ka qenë gjithnjë në duart e italianëve. “Në Shqipëri po flitet se në këtë “aferë” është përfshirë dhe zonja e kapos së misionit, Michele Grillo, e cila ka punuar për shitjen e pajisjes”, thonë mediat Italiane. Ambasadori Italian në Tiranë, Alberto Cutillo, kërkon nga Prokuroria zbardhjen sa më shpejt të çështjes së pajisjes së përgjimit, ndërsa thekson se selia diplomatike po bashkëpunon ngushtësisht me autoritetet shqiptare, duke i dhënë atyre të gjitha informacionet e nevojshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here