Shiti 2 herë banesat e pronarëve të truallit, akuza: 12 vite burg për ndërtuesin

0
130

Prokuroria kërkoi nga gjykata deklarimin fajtor dhe dënimin me 12 vite burg për ndërtuesin Namik Pelivani. Akuzohet për “mashtrim” me pasoja të rënda. Ka pranuar gjykim të shkurtuar. Pronarët e truallit kishin protestuar më parë edhe mbi tarracën e pallatit objekt gjykimi

 

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 12 vjet burgim për të pandehurin Namik Pelivani, administrator i subjektit ndërtues “Pelivani” shpk, i akuzuar për “Mashtrim”, me pasoja të rënda. Nga hetimet, ka rezultuar se i pandehuri nuk ka respektuar kontratën që, nëpërmjet një ndërmjetësi, kishte nënshkruar me disa familje për të shfrytëzuar truallin ku ishin ndërtuar shtëpitë e tyre, për ndërtimin e një pallati në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. Në Mars 2015, pjesëtarë të këtyre familjeve kallëzuan administratorin Namik Pelivani për mashtrim, pasi më parë ishin ngjitur, në formë proteste publike, në tarracën e pallatit që po ndërtohej prej tij në truallin ku më parë ishin shtëpitë e tyre. Procesi ndaj të pandehurit është zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Për këtë arsye, i pandehuri përfiton uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallet fajtor. Shoqëria “Pelivani” sh.p.k pasi ka lidhur akt-marrëveshjet me pronarët e truallit për ndërtim objekti, me Vendimin nr. 10, datë 12.11.2009 të KRRT-së Komunës Kashar, ka marrë lejen për të ndërtuar një godinë banimi dhe shërbimesh 2, 4, 6 dhe 9 kate me dy kate bodrume në zonën e Unazës së Re. Ndërkohë shoqërisë “Pelivani” sh.p.k, nga shoqëria “ASK” sh.p.k. me administrator shtetasin Alket Karemani, i është bërë një propozim për të lidhur një kontratë si nën/kontraktore, që konsistonte në kryerjen e disa shërbimeve (zëra të punimeve të ndërtimit) të cilat do të formalizoheshin në një kontratë nën-kontraktore. Me këtë shoqëri, Shoqëria “Pelivani” do të lidhte kontratë duke e kushtëzuar me disa kushte që kishin të bënin me investimin dhe financimin e punimeve, cilësinë etj.

 

Tjetërsimi i pronave dhe shitja tek të tretët

 

Shoqëria ASK, ka lidhur një “Kontratë Noteriale Sipërmarrje (nënsipërmarrje bashkëpunimi)”, me datë 14.02.2009.  Në bazë të nenit 2 të kësaj kontratë, shoqëria “ASK” sh.p.k. merrte me nënsipërmarrje për ndërtim një godinë, në truallin që i ishte miratuar për ndërtim shoqërisë “Pelivani” sh.p.k., sipas akteve të sipërcituara. Në nenin 4 të kësaj kontrate është parashikuar se nënsipërmarrësi do të prishë ndërtimet ekzistuese mbi këtë truall, pas realizimit të aktmarrëveshjeve me familjet që i kanë këto ndërtime, që ishin në proces legalizimi dhe u përjashtuan më pas nga ky proces me anë të Vendimit nr. 93 datën 24.09.2007 të Këshillit të Komunës Kashar. Këto marrëveshje do të bëheshin në zbatim të ligjit 9482 datë 03.04.2006, “për Legalizimin , Urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.Të gjitha këto aktmarrëveshje,  do të merrnin jetë mbas finalizimit të kontratës së nën/sipërmarrjes  midis shoqërisë “Pelivani” shpk dhë Shoqërisë “ASK”shpk dhe do  t’i dorëzoheshin për miratim subjektit ndërtues “Pelivani” sh.p.k. Shoqëria “ASK” shpk, kishte marrë përsipër që të lidhte kontratë dhe të sistemonte më sipërfaqe banimi, sipas ligjit 9482 datë 03.04.2006 të gjithë shtetasit  që kishin ndërtuar pa leje dhe që nga Aluzni nuk ju ishte miratuar kërkesa për t’u futur në proces legalizimi.

 

Sistemimi i familjeve

 

Në këto akt-marrëveshje, shoqëria “ASK”, në cilësinë e nënkontraktorit, merrte përsipër që, për llogari të palës së paditur, shoqëria “Pelivani” sh.p.k., të sistemonte këto familje, të cilat dispononin ndërtime pa leje, në banesa me qira, për periudhën nga momenti që ato do të lironin banesën, deri në momentin që do të merrnin në dorëzim ambjentet e banimit, në ndërtimin e ri. Minimumi i pagesës së qirasë do të ishte 6 muaj ose ekuivalenti me lekë në dorë. Kontratën e datës 14.02.2009, lidhur midis Shoqërisë “Pelivani” sh.p.k. dhe Shoqërisë “ASK” sh.p.k, i pandehuri Namik Pelivani, në mënyrë të njëanshme, me pretekstin se  shoqëria “ASK” sh.p.k. nuk mund të vazhdonte pasi nuk plotësonte kriteret dhe kërkesat e parashikuara në këtë kontrate, i mungonin  mjetet finaciare etj, i ka bërë me dije nënkontraktorit “ASK shpk, se nuk mund të vazhdonte më tej me  finalizimin e kësaj kontratë. Duke përdorur firmën “Ask” shpk, e cila me anë të lidhjes së kontratave të porosisë me banorët që kishin ndërtuar banesa pa leje, realizon prishjen e banesave  dhe kthimin e truallit në shesh ndërtimi, i pandehuri  shmang pengesën e tij për të realizuar qëllimin e tij,  lirimin e truallit dhe kthimin e tij në shesh ndërtimi. Sapo firma “Ask” shpk realizon shembjen e banesave, ai në mënyrë të njëanshme dhe të pajustifikuar prish marrëveshjen me këtë firmë dhe nuk njeh  kontratat e lidhura prej saj me banorët duke ndërprerë pagimin e qerasë së banesave ku ata ishin strehuar.Me miratimin e sheshit të ndërtimit përjashtohen banorët që shembën banesat nga procesi i legalizimit dhe i pandehuri  pasi ka lidhur më parë marrëveshje me pronarët e truallit fillon ndërtimin e pallateve shumëkatëshe të banimit, apartamentet e të cilit i  shet(tjetërson) tek të tretët dhe jo banorëve që ju shëmben ndërtesat. Duke vepruar si më sipër, i pandehuri Namik Pelivani ka konsumuar elementet e veprës penale të “Mashtrim” në dëm të disa personave duke u shkaktuar atyre pasoja të rënda ekonomike, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here