Pavarësisht se janë në koalicion dhe se nëse nuk do ishte LSI, PS nuk do kishte marrë kurrë pushtetin në 2013, socialistët vazhdojnë të mos i përmbajnë vrullin e dëshirën për të qenë në kundërshti me partnerin bashkëqeverisës. Duke mos u hyrë në thellësi makinacioneve të ndryshme në këto tre vite, ku anëtarë socialistë të qeverisë por edhe deputetë të PS-së në zyra të ndryshme ndërkombëtare kanë folur jo në pak raste me zë kritik për aleatin e LSI-së, po ju japim një fakt se si një ndër deputetët kryesorë të PS-së e shpreh “dashurinë” e tij për aleatin kryesor.
Në një site që njihet si pranë PS-së dhe që të shumtën e lajmeve e ka me akuza e kritika për ish-kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentarin Meta, nuk mungon as mbështetja e Erjon Braçes ndaj lajmeve, dhe sidomos ndaj këtij informacioni të shprehur më poshtë në foto.
Nuk e dimë nëse Braçe vërtet e beson lajmin, se kjo pastaj do ishte për të vënë duart në kokë apo thjesht “liku-n” e ka dhënë pa vetëdije. Kjo mbetet për tu vërtetuar, por akti i deputetit tregon jo pak nga “dashuria” që kanë socialistët për aleatin kryesor, megjithëse ky i fundit ka ditur të durojë dhe shpreh mirëkuptim edhe në rastet kur ministra socialistë në takime me ndërkombëtarë kanë folur me tone jo pozitive për kreun e LSI-së.