Eversti në 3D sic nuk e keni parë kurrë (VIDEO)

0
151

Grupi i sporteve “Mammut” ka mundësuar një arritje e një moment historik në hartografinë dixhitale. Për herë të parë, udhëtimi për në majën e Malit Everest, duke nisur nga kampi bazë Nepalez drejt çatisë së botës, është dokumentuar përmes një videografie dhe fotografimi plot 360 gradë.

Kompania zviceriane sjell për herë të parë pamjet e pastra e të rralla të Everestit për miliona njerëz në mbarë botën, përmes regjistrimeve unike tre-dimensionale. Grupi i sporteve “Mammut” ka dërguar një ekip në Sherpas dhe fotografët u ngjitën në majën e malit për të realizuar këtë projekt aspak të lehtë e të zakontë.

 

“Ideja kryesore ishte të sjellim për Everestin, konceptin e pamjen e “Google Street” mbi malin më të bukur në planet dhe përmes këtyre pamjeve arritëm të krijojmë një mënyrë të re për të dokumentuar të gjithë udhëtimin për ngjitjen në mal” tha shefi i marketingut, Michael Gyssler, transmeton oraNews.

 

“E kemi nisur këtë projekt në vitin 2014 me një ngjitje ikonike në Eigerin e veriut dhe Matterhorn, dhe nga ajo kohë kemi shtuar disa rrugë të reja, disa me atletë profesionistë, të tjera rrugë i kemi zbuluar me punonjësit tanë” shtoi ai.

“Mammut” thotë se kjo video tredimensionale është homazh dedikuar ngjitësve të parë në Everest, Edmund Hillary dhe Tensing Norgay, që zgjodhën këtë rrugë në vitin 1953. Seritë e realizuara nga grupi i sporteve “Mammut” përmes këtij projekti 360 gradë do t’i lejojnë publikut që të zgjedhin për të parë rrugët dhe bukuritë e Himalajeve përmes një klikimi të thjeshtë me mi në kompjuter. Ngjitësi virtual mund të zgjedhë perspektiva të ndryshme dhe të dhurojë eksperienca sfiduese për ngjitës të ndryshëm, në rrugëtime përgjatë të cilave gjithsecili mund të realizojë foto dhe video. Pamjet janë realizuar në pikën më të lartë të malit, në më shumë se 8800 metra lartësi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here