Alarmi për Wudy reagon Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

0
141

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar në një deklaratë zyrtare se bllokimi i 3 tonëve sallam të markës “Wudy” u bë për shkak se një subjekt privat tentoi ta fusë në mënyrë të parregullt atë nga Maqedonia. Siç AKU sqaron subjekti Ismet Darsi ka shkuar në ndjekje penale nën akuzën e kontrabandës. AKU thotë gjithashtu se nuk bëhet fjalë për për produktet “Wudi” që ndodhet masivisht në treg.

“AKU garanton mediat dhe konsumatorin se, bëhet fjalë vetëm për bllokimin e sasisë prej 3044 kilogramësh, e futur në Republikën e Shqipërisë në mënyrë kontrabandë nga një tregtar, konkretisht subjekti “Ismet Darsi”, i cili duke iu shmangur deklarimit në AKU dhe kontrollit doganor në vendkalimet kufitare, ka arritur të fusë nga kufiri me Maqedoninë sasinë e larpërmendur të produkteve të mishit të markës “Wudy”, të cilat nuk arritën të shpërndaheshin në treg. Produkteve në fjalë iu mungonte etiketa në shqip si dhe i gjithë dokumentacioni i domosdoshëm shoqërues, megjithëse ishin brenda afateve të përdorimit, gjë që nuk do të shkaktonte probleme të konsumatori edhe nëse ato do të hidheshin në treg. AKU nuk ka deklaruar për asnjë moment, që konsumatorët duhet të kenë kujdes nga produktet e markës “Wudy” apo ndonjë produkt tjetër ushqimor. Është vetëm një shtesë e vetë mediave dhe që nuk është deklaruar nga ana jonë”, thuhet në reagimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here