De Biasi ironi therëse për Jonuzajn, ja cfarë thotë këtë herë

0
159

Italiani De Biasi ka vlerësuar mbështetjen e madhe që tifozët i kanë dhënë Shqipërisë gjatë ndeshjeve eleminatore dhe bëri thirrje që ky entuziasëm të vijojë edhe në finalet ”Francë 2016”, pasi është një mbështetje shumë e madhe për skuadrën.

”Një nga gjërat më të bukura që kam parë këtu në Shqipëri janë tifozët. Futbollistët tanë kanë qenë shumë të zotë për të arritur këtë rezultat dhe unë shpresoj shumë që tifozët të vijnë në Francë sepse për ne janë shumë, shumë të rëndësishëm”, u shpreh De Biasi gjatë një interviste për televizionin ”News24”.

I pyetur nëse Januzaj është penduar që nuk pranoi të luante me Shqipërinë De Biasi u përgjigj:”Januzaj nuk është grumbulluar me Belgjikën në Europian. Do të rrijë duke parë ndeshjen nga kolltuku. Ai mund të kthehet nga Kosova tani, mund të jetë nga të parët që mund ta bëjë këtë”.

Një ironi therëse kjo, por trajneri i Kombëtares Shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here