“Euro 2016”, UEFA konfirmon orarin e ndeshjeve që do zhvillohen në Francë

0
151

UEFA ka konfirmuar orarin e ndeshjeve të Kampionatit Evropian që do të zhvillohet në Francë.

Kombëtarja shqiptare do ta nis aventurën në EURO 2016 në ditën e dytë të Evropianit me ndeshjen ndaj Zvicrës.

‘Kuqezinjtë’ luajnë ndaj ‘Helvetëve’ më 11 qershor në Lens nga ora 15:00, derisa Euro 2016 fillon me 10 qershor.

Ndeshjen e dytë Shqipëria e zhvillon nikoqirit të Evropianit, Francës më 15 qershor, e cila zhvillohet nga ora 21:00 në Marseille.

Ndërsa, takimin e fundit në fazën e grupeve Shqipëria do ta luajë më 19 qershor ndaj Rumanisë nga ora 21:00 në Lyon, aty ku Kombëtarja shqiptare do të tentojë të bëjë një hap më shumë për në fazën tjetër të Euro 2016.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here