Alvaro Morata qëndron në Juventus

0
157

Agjenti Juanma Lopez ka thënë se sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata nuk ka asgjë të qartë me skuadrat angleze dhe se Juventus ende mund të shpresoj.

Morata është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, me Real Madridin si opsionin e parë, skuadër e cila mund ta kthejë në Bernabeu për 30 milionë euro.

Mediat e ndryshme shkruajnë se Reali dëshiron ta kthejë për ta shitur më pas të gjigantët e Premierligës, por agjenti i Lopez tha se Juventus ende ka shpresa.

“Ai është top lojtar në nivel botëror. Ne ende nuk e dimë të ardhmen e tij, nuk e dimë se ku do të luaj edicionin e ardhshëm. Ende nuk ka asgjë definitive me skuadrat angleze dhe Juventus ende mund të shpresojë”, tha Lopez për Calciomercato.

Morata në ndeshjen e mbrëmshme finale të Kupës së Italisë kundër Milanit, ishte futbollisti kryesor, pasi shënoi golin e vetëm në kohën shtesë për skuadrën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here