Tre anëtarë të një familje mbetën të plagosur teksa mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga, duke u përplasur me bordurat.
Aksidenti u regjistrua në orët e pasdites në aksin Milot-Rrëshen, familja po udhëtonte në një furgon mallrash.
Të plagosurit, dy gra dhe drejtuesi i mjetit, janë transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.