Aksident në Burrel, humb jetën një person

0
182

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Burrel. Makina ka përplasur një këmbësor në rrugën Burrel-Komsi. 70- vjeçari mbeti i plagosur rëndë nga përplasja, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital. I aksidentuari është shtetasi Rifat Lika, banues në Burrel. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, teksa shtetasi K.Liksani, i cili drejtonte mjetin me targë AA069CO, ka përplasur këmbësorin. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here