Vizat në rrezik, Franca e Belgjika dalin kundër…

0
150

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve si dhe ministri belg për Emigracion, Theo Francken kanë kundërshtuar heqjen e vizave për disa shtete, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Madje, siç raporton BBC, Bashkimi Evropian është duke shikuar për krijimin e mekanizmave që urgjentisht do të suspendojnë liberalizimin e vizave në rast abuzimi. Vetëm pas krijimit të një mekanizmi të tillë, mund të negociohet heqja e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën, transmeton KosovaPress.

Përfshirë edhe Kosovën, BBC në versionin ukrainas ka raportuar se BE­ja nuk do të heq vizat për Ukrainën në muajt dhe javët e ardhshme.

“Nuk mund ta kemi në konsideratë heqjen e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë e Kosovën në javët dhe muajt e ardhshëm. Franca nuk e dëshiron këtë”, ka thënë ministri Cazeneuve.

Deklaratat janë bërë dje gjatë samitit të Këshillit të Evropës, ku ministrat evropian diskutuan rreth
liberalizimit të vizave për Turqinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here