Flini me çorape? Zbuloni ç’do të thotë kjo për ju

0
147

Nëse ju vishni çorape para se të flini, zakonisht ndodh se jeni shumë të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Kjo preferencë e juaja mund të lidhet me fizikun tuaj, trashësinë e lëkurës, metabolizmin tuaj. Ata njerëz me metabolizëm të ngadalshëm dhe qarkullim “të dobët” të gjakut, e ndjejnë të ftohtin më shumë se të tjerët. Gjithashtu ka të bëje edhe me perceptimin tuaj të hapësirës dhe temperaturës. Njerëzit që ndjejnë nevojën për të fjetur me çorape, zakonisht janë njerëz që kërkojnë të ndihen të mbrojtur. Ju prireni drejt marrëdhënieve të thella dhe intime me të tjerët. Përqafimet iu bëjnë të lumtur.

Ka dy lloje njerëzish në botë: ata që veshin çorape kur bien për të fjetur dhe ata që preferojnë të flenë zbathur. Të parët e kanë të pamundur të flenë pa çorape për shkak se ndiejnë të ftohtë, ndërsa të dytët e konsiderojnë këtë si diçka të pakëndshme. Këtyre të fundit, të veshurit çorape kur bien të flenë u duket si diçka bajate që shkakton parehati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here