Britania nuk lejon ekstradimin, akuzohet për dy vrasje

0
153

Historia e Saliman Barçit, 41-vjeçarit i cili është i dënuar me 25-vjet burg nga drejtësia shqiptare për vrasje të dyfishtë dhe ka fituar ndihmë ligjore në Britaninë e Madhe, ka mbushur faqet e mediave të vendit ishullor.

“Daily Mail” shkruan se ndaj shqiptarit, është lëshuar një urdhër ekstradimi, por ai ka përfituar ndihmë ligjore për ta luftuar këtë urdhër, pavarësisht dëshmisë së bashkëshortes së tij, Mimozës, se Saliman Barçi ka pranuar krimin e dyfishtë. Sipas mediave britanike, ai ka qenë gjithashtu edhe një trafikant kokaine në Londër.

E përditshmja britanike raporton se shqiptari kishte hyrë në ishull ilegalisht nga Franca, dhe ishte prezantuar si refugjat kosovar për të përfituar nënshtetësinë. Ai ka përfituar një banesë sociale dhe një pension prej 2 mijë stërlinash në muaj.

Në një intervistë për “Daily Mail”, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se pavarësisht pengesave që hasen në rastin e Barçit, ai duhet të kthehet e të vuajë dënimin, pasi ka kryer krime të rënda.

Saliman Barçi është i dënuar për vrasjen e dy personave në Burrel në korrik të 1997, ndërsa grabitën gjithashtu më shumë se 40 mijë euro. Shqiptari pretendon se rrezikohet nga gjakmarrja, dhe nuk mund të kthehet në Shqipëri.

Autoritetet Britanike thanë se ndaj 41-vjeçarit është dërguar kërkesa për ekstradim nga Tirana dhe se seanca ndaj tij është caktuar më 1 korrik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here